Azem Syla jep dorëheqje nga posti i deputetit
Prishtinë, 28 prill - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale. Por, ai nuk u është dorëzuar ende autoriteteve të rendit.
Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t\'i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime, ka njoftuar mediat Syla, përmes një kumtese me shkrim.