03 Maj 2024

Azem Syla, drejtonte grupin kriminal të SHIK-ut

Prishtinë, 18 prill - Aktgjykimi i nxjerrë për rastin Ballca II, thekson se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, pas luftës ishte udhëheqës i një grupi kriminal që funksiononte në kuadër të Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK).

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi, thuhet se është fakt i provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, se Nazim Bllaca e kishte marrë armën e tipit Scorpion afër Hotelit Victory më 6 gusht 1999 në një makinë, ku mes të tjerëve ishte edhe Azem Syla, shkruan Tribuna.

“Pistoleta ishte sjellë nga Fahredin Gashi për Nazim Bllacën. Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Shpresim Uka, më pas vozitën me makinë në lokalet e të ndjerit Ibush Kllokoqi, në drejtim të Kodrës së Diellit”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit, në bazë të të cilit janë dënuar me burgim Shpresim Uka, Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shaban Syla me gjithsejtë 54 vjet burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit, vrasjen e rëndë në tentativë të Ismet Arifit e Adem Salihajt.

EULEX-i, në tetor të vitit të kaluar i ka pezulluar hetimet ndaj Azem Sylës, por emri i tij përmendet në aktvendimin e gjyqtarit gjerman Tore Thomassen, si udhëheqës i këtij grupi kriminal që kreu vrasje politike pas luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)