Avonet: Veprmit e opozites nuk janë demokratike
Prishtinë, 9 janar - Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka theksuar së është duke përcjellur me shqetësim eskalimin e protestës, veprimet e dhunshme të cilat po ndërmerren nga ana e protestuesve nga të cilat veprime po dëmtohet pasuria dhe prona e institucioneve të Republikës së Kosovës.
AVONET në vazhdimësi është duke reaguar për çasjen e bllokut opozitar për veprimet e dhunshme të cilat po ndodhin përgjatë protestave tyre.
AVONET, konsideron se kjo mënyr e veprmit nuk është demokratike, e as nuk është në elementet e mbrojtjes së shtetit.
Rrjeti i Organizatve Joqeveritare AVONET, konstaton se partitë politike të bllokut opozitar po organizojnë e po zhvillojnë veprime që ulin e dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës, po pengoj zhvillimin e punës dhe po krijojn ambinet të pa sigurt.