01 Maj 2024

Avokati i Popullit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Prishtinë, 25 nëntor - Në Ditën për eliminimin e dhunës ndaj gruas, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, e cila është një nga strehimoret për viktimat e dhunës në familje.

Gjatë takimit, drejtoresha e kësaj Qendre, znj. Naime Sherifi, ka njoftuar Avokatin e Popullit për vështirësitë dhe gjendjen e rëndë financiare me të cilën përballet jo vetëm strehimorja që ajo udhëheq, por edhe  qendrat tjera të kësaj natyre, të cilat funksionojnë në kuadër të Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës, me qëllim të bashkëveprimit dhe ofrimit të shërbimeve profesionale dhe adekuate për viktimat.

Znj. Sherifi ka përmendur me theks të veçantë sfidat që kanë sidomos në procesin e reintegrimit të rasteve dhe nevojën e mbështetjes për afat më të gjatë për gra e fëmijë, viktima të dhunës në familje, Numri rasteve që paraqiten në strehimoret në Prishtinë, në baza vjetore sillet nga 80-100, u tha gjatë takimit nga drejtoresha e kësaj qendre .

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka shprehur gatishmërinë e institucionit që ai udhëheq për të bashkëpunuar më ngushtë me këto qendra, në përpjekje për format adekuate të trajtimit të rasteve dhe gjithashtu për të shqyrtuar mundësitë ligjore jo vetëm për t’u marrë me pasojat, por për luftim efikas të kësaj dukurie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)