27 Dhjetor 2024

Avokati i Popullit reagon ndaj arrestimeve në MSH

Prishtinë, 13 janar - Avokati i Popullit ka reaguar ndaj arrestimeve te djemshme në Ministrinë e Shëndetësisë sipas të cilit përpjekjet dhe insistimi për të vendosur rendin dhe ligjin në secilën fushë të jetës dhe luftimi i dukurive negative diktojnë veprime të cilat me gjithë arsyen për t'u ekzekutuar, si dhe detyrimit për t'u bërë publike, kërkojnë edhe profesionalizëm, edhe etikë pune, edhe maturi.

Arrestimet e djeshme të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë e nxjerrja e tyre nga vendi i punës me duar të lidhura me prezencën e kamerave sipas tij është një lloj linçimi publik, pa e thënë drejtësia fjalën e vet.

"Ligjërisht, askush nuk është fajtor, përderisa një gjykatë nuk jep verdiktin e fundit për këtë gjë. Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të arrestimeve dhe më pas lirimit të të arrestuarve si të pafajshëm", ka theksuar Avokuati i Popullit.

Në të tilla rrethana, kur nga arrestimet krijohen spektakle mediale kemi të bëjmë me shkelje të dinjitetit, shkelje të etikës së punës edhe nga mekanizmat që e kryejnë arrestimin, edhe nga mediat si transmetuese të pamjeve.

Avokati i Popullit Sami Kurteshi kërkon me ngulm që rastet për të cilat ekziston dyshimi i bazuar, të trajtohen deri ne fund sipas ligjit për të vënë drejtësinë në vend.  Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se kjo po ndodh në Kosovë, tashmë disa herë, edhe pse është tërhequr vërejtja përmes komunikimit intern dhe publik, kundër këtyre veprimeve kundërligjore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)