15 Janar 2025

Avokati i Popullit nën hetime që prej vitit 2012

Prishtinë, 25 qershor - Prokuroria Themelore e Prishtinës këtë javë pritet të përmbyllë hetimet trevjeçare ndaj Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, i cili po dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në vitin 2012, sipas një shkrese që e ka siguruar “Koha Ditore”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishin adresuar në Prokurori detaje për dyshime për vepër penale, të kryera nga zyrtarë të këtij institucioni.

Shkresa mban datën 27 qershor 2012, kurse në Prokurori rasti është i hapur me numrin PPN 2302/12.

Aty thuhet se Njësia e hetimeve financiare, sipas informatave që ka siguruar nga burimet e saj, dyshohet për keqpërdorime të mjeteve financiare.

Kjo njësi thuhet se ka kopje të faturave me të cilat ishin paguar bileta të aeroplanit për personelin e këtij institucioni dhe për vetë Avokatin Kurteshi tek agjencia turistike “Albatours” në Gjilan.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)