16 Janar 2025

Avokati i Popullit avancon bashkëpunimin me KMDLNj-në

Prishtinë, 14 shtator - Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe znj. Shqipe Malaj - Ibra, zëvendësavokate, vizituan KMDLNj-në për të biseduar për fushat e mundshme të bashkëpunimit në mbrojtjen, promovimin dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit e njoftoi KMDLNj-në për përpjekjen që është duke bërë në fuqizimin e institucionit që e drejton sikur edhe për sfidat me të cilat po përballet.

KMDLNj e ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Avokatin e Popullit në kuadër të Grupit Punues (Task Forca) e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, i cili do të formohet kur të krijohen kushtet (pasi Kosova të bëhet anëtare e KB) i cili Grup monitoron qendrat e ndalimit, qendrat e paraburgimit, qendrat korrektuese dhe hapësirat ku mbahen personat e privuar nga liria.

Ky Grup Punues përbëhet nga Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe KMDLNj-së të cilat e kanë të nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë që Avokati i Popullit t’i paraqesë kërkesat para Gjykatës Kushtetuese në rast se ato janë të pranueshme. 

Në parim u arrit një marrëveshje për vizitat monitoruese në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Burgun për Siguri të Lartë në Dyz, Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë për të vazhduar pastaj në qendrat tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)