Avokati i Popullit apelon për kujdes me mjetet piroteknike
Edhe në këtë vit nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, për më tepër informata se sasia e mjeteve eksplozive që ka hyrë në doganat e Kosovës këtë vit ka shënuar rritje, e rrit rrezikun të cilit i ekspozohen qytetarët e vendit.
Rastet e lëndimeve të qytetarëve nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe rreziku që paraqet mënyra e pakontrolluar e përdorimit nga të gjitha grupmoshat ka bërë që Avokati i Popullit në janar të viti 2011 të nxjerr një Raport Ex officio lidhur me mënyrën e paligjshme të tregtimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike.
Rekomandimet drejtuar MPB-së, përmes këtij raporti, nuk janë zbatuar dhe janë heshtur.
Përmes këtij apeli, Avokati i Popullit kërkon sërish me këmbëngulje që MPB të angazhohet në zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke ia rikujtuar edhe publikisht:
· MPB të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatimin e Ligjit për Përdorimin Civil të Eksplozivëve.
· MPB të ndryshoi Udhëzimin Administrativ nr. 26/2008, për mënyrën e Prodhimit, Tregtimit, Transportit dhe Asgjësimit të Produkteve Piroteknike, me të cilin rreptësishtë do të ndalohej shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike nga personat të cilët nuk posedojnë licencë përkatëse.
· Të forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të MPB-së, Policisë së Kosovës dhe autoriteteve komunale me qëllim të ofrimit të sigurisë qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që situatat e tilla të mos përsëriten.
Gjithashtu, Avokati i Popullit apelon tek qytetarët që të respektojnë normat ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike, në mënyrë që festat e fundvitit të sjellin gëzim e qetësi në secilën familje dhe për secilin qytetar.