Avni Kastrati uroj FSK në 2 vjetorin e formimit
Mitrovicë, 21 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka qëndruar të premten në Brigadën për Reagim të Shpejtë të FSK-së, ku është organizuar një prezantim i të arriturave të FSK-së në dy-vjetorin e themelimit.
Kryetari Kastrati, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për sukseset e tyre në të gjitha segmentet e përgjegjësisë që kanë.
Ai poashtu ka shprehur falënderimin për mbështetjen që ka ofruar FSK-ja për raste të ndryshme emergjente për komunën. Përmendi përkrahjen e ofruar nga FSK-ja për transportimin e ndihmave të mbledhur nga mitrovicasit për në Shkodër.
Kryetari Kastrati, e ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të Komunës dhe FSK-së në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik.
Ai të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të të gjitha rangjeve ua ka uruar dy-vjetorin e formimit, me dëshirën për avancimin e mëtejmë të tyre.