Autopsia tregon shenja të plagës nga arma në trupin e Palush Sokolit
Mitrovicë, 15 prill - Eulex ka bërë të ditur se një ekip i përbërë nga prokurorë të Eulex-it dhe atyre kosovarë kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me vdekjen e Palush Sokolit në fund të muajit qershor 1999.
Nga autopsia e bërë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore janë gjetur shenja të plagës nga arma e zjarrit në kraharor.
Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tash, Palush Sokoli, i cili ishte me aftësi të kufizuara fizike, supozohet se ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1999 dhe më vonë qe gjetur i vdekur në vendin e quajtur Kulla i Ministerit në rajonin e Pejës.
Prokuroria i bën thirrje të gjithë atyre që kanë informata lidhur me këtë rast që të paraqiten.