Autobusët e Kosovës goditen sërish me gurë në Kukës
Kukës , 18 gusht - Autobusi me studentë kosovar teksa udhëtonte nga Kukësi për në pikën kufitare të Morinit në Kukës është goditur me gurë.
Sipas informacioneve të para, nga gjuatja me gurë është thyrë një prej xhamave të krahut të djathtë, ndërsa pasagjerët janë tmerruar.
Mësohet nga ngjarja e ndodhur në vendin e quajtur \"Rexhepaj\" nuk ka të lënduar nga ky incident, transmeton BW.
Pasagjerët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Deri tani nuk ka ndonjë të shoqëruar në komisariatin e policisë, por policia vijon hetimet. Gjuajtja e autobusit apo edhe automjeteve të tjera me gurë nuk është një fenomen i ri.
Shpeshherë turistë të ndryshëm bien preh e këtyre veprimeve duke ndikuar negativisht jo vetëm tek turistët por edhe vetë sezoni turisti