Austria ua vazhdon mandatin forcave të veta në Kosovë e në Bosnjë
Vjenë, 8 maj - Austria ua ka vazhduar mandatin forcave të veta ushtarake rezervë në Kosovë dhe në Bosnje, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
Trupat rezervë të përbërjes ushtarake nga Austria do të qëndrojnë në Bosnje deri më 16 nëntor 2012, në kuadër të EUFOR-it, ndërsa në Kosovë këto forca do të qëndrojnë deri më 31 dhjetor 2013, në kuadër të KFOR-it.