Austria ka tërhequr 150 ushtarë nga Kosova
Prishtinë, 2 prill - Austria ka tërhequr të dielën 150 ushtarë nga pjesa veriore e Kosovës. Ata u kanë lënë vend ushtarëve Italian pas një angazhimi tetë mujor në veri.
Trupat austriake ishin pjesë e forcave operative rezerve të cilat në Kosovë u angazhuan në kuadër të NATO-s pas tensioneve që u krijuan në fund të muajit korrik të viti të kaluar në veri të vendit, pas vrasjes së një polici të forcave speciale Rosu të Kosovës.
150 ushtarët austriakë ishin pjesë e batalionit prej 550 ushtarësh gjermane, të cilët pas zhvillimeve të përmendura ishin angazhuar në veri, në funksion të forcimit të sigurisë në veri.
Aktualisht Austria ka edhe 442 ushtarë në kuadër të trupave të KFOR-it në Kosovë, bën të ditur gazeta austriake \'\'Der Standard\'\', në numrin e saj të sotëm.