Austria do të vazhdojë përkrahjen për institucionet e sigurisë
Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler dhe atashen e re policore në kuadër të ambasadës austriake znj. Dalia El-Hennaëi.
Ministri Gashi uroi për detyrën e re atashen policore znj. Dalia El-Hennaëi, duke qenë i bindur se bashkëpunimi me shtetin austriak do të vazhdojë edhe më intensivisht.
Gjatë takimit ministri Gashi njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB, u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Ministri Gashi, e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në projekte konkrete për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe agjencitë tjera të MPB-së.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.