23 Dhjetor 2024

Austria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për riatdhesim

Prishtinë, 30 shtator -  Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka nënshkruar një marrëveshje me shtetin e Austrisë për riatdhesim. Rexhepi këtë marrëveshje e nënshkroi me ministren e Punëve të Brendshme të Austrisë, Maria Fekter.

Gjate takimit Rexhepi - Fekter, është diskutuar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe migracionit. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka progres në bashkëpunimin policor mes dy vendeve, sidomos në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale.

Gjatë kësaj vizite, është formalizuar bashkëpunimi në fushën e riatdhesimit, me ç’rast është nënshkruar marrëveshja bilaterale për riatdhesim të shtetasve që qëndrojnë në mënyrë ilegale në territoret e palëve nënshkruese.

Ministrit Rexhepi i është premtuar se Austria do të jetë një avokat i fuqishëm i Kosovës në BE, sa i përket liberalizimit të vizave. Ndërkohë, ministrja Fekter është shprehur e gatshme të ndihmoj MPB-në e Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve për integrim evropian në fushën e migrimit legal.

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjes për riatdhesim, të nënshkruar sot, të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim edhe në të ardhmen, në fushën e partneritetit të migracionit, si dhe fushave të  tjera me interes për të dyja palët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)