Austria analizon mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve të KFOR-it
Vjenë, 2 shkurt - Ministri i mbrojtjes të Austrisë, Gerald Klug ka thënë se qeveria austriake është duke e analizuar mundësinë e shtimit të numrit të paqeruajtësve në misionin e NATO-së në Kosovë.
Sipas tij, ky vendim mund të mirret para fundit të këtij muaji. Është e mundur të rritet numri për 100 ose 130 [paqeruajtës], citohet të ketë thënë Klug, nga mediet beogradase.
Austria është një prej shteteve jo-anëtare të NATO-së, që kanë kontingjentin më të madh ushtarak në KFOR.
Sipas Klug, Austria i kushton rëndësi të madhe sigurisë në rajon, ndërsa paralajmëroi se Vjena zyrtare është duke analizuar edhe pjesëmarrjen në misioin paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane.