21 Prill 2025

Atasheja e ICITAP-it amerikan Kimberly Riffe vizitoi IPK-në

Prishtinë, 12 shkurt - Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me znj. Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së z. Kushtrim Hodaj.

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e përkrahjes në vazhdimësi të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës ku i uruan z.Hodaj pozitën e Kryeshefit Ekzektiv.

Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ICITAP po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe i njoftoi zyrtarët e ICITAP-it edhe për disa nga aktivitetet e IPK-së që janë realizuar në fillim të këtij viti.

Në takim ndër të tjerash, u diskutua për mundësitë e fuqizimit të këtij bashkëpunimi duke pasur parasysh rolin dhe mandatin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës.

     

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)