Ask Talks: Kundër përdorimit të drogës!
Prishtinë, 22 Tetor - Si pjesë e aktiviteteve RED RIBBON ëEEK për promovim e një jete të shëndoshë e të hareshme, sot është mbajtur edhe edicioni i parë ASK TALKS.
Në këtë edicion, folës kryesorë ishte Safet Blakaj nga Qendra Rehabilituese LABIRINT në Prishtinë, ku në prezencën e qindra nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të tyre, ai ka shpalosur detale nga aktivitetit i qendrës LABIRINT, duke foluar poashtu për rrezikun nga përdorimi i narkotikëve.
Pse me përdorë drogë? Është një pyetje e thjeshtë. Edhe nëse nuk e përdorni, me siguri e mendoni... Nëse droga është aq e keqe, pse me përdor?! Në moshën e juj, shpeshherë lënë përshtypje gjërat që janë të ndaluara, që e sfidojnë jetën tuaj, dhe ne e kuptojmë atë shumë mirë. - iu është drejtuar ai nxënësve në ASK TALKS.
Blakaj poashtu ka folur edhe për llojet e drogave, duke e cilësuar heroinën si drogën më të rrezikshme. Por që sipas tij, edhe drogat e lehta kur përdoren rëndë bëhen problem i madh.
Prej përvojës e kam kuptu që edhe marihuana është drogë problematike- ka thënë ai.
Duke iu referuar Qendrës Labirint, më tutje Blakaj ka deklaruar se problem me problem psiqike ballafaqohen hiq më pak se 25% e atyre që përdorin mariuhanën.
Është një konfuzion edhe te më të rriturit, të cilët e kanë provuar marihuanën dhe mendojnë se nuk është kurrgjë përdorimi i saj. Në fakt në vitet 90-të, si i ri, edhe unë kam mendu: pse nuk po e legalizojnë marihuanën, duhet me heq prej listës së drogave se nuk është problem. Kur kam fillu me punu me klientë, e kam pa që nuk ish bash ashtu. ka deklaruar Blakaj për të pranishmit në ASK TALKS.
Më tutje Blakaj i ka informuar të pranishmit edhe për trendet e reja të drogave të dizajnuara, të cilat janë prezente edhe në Kosovë. Kurse ka vënë theksin te rreziku jashtëzakonisht i madh që shkaktohet nga marihuana, alkooli dhe ilaçet psikiatrike kur ato kombinohen, shpesh duke rezultuar me vdekje të menjëhershme.
Nuk duam me je frikësu, por koncepti i ri i parandalimit është me ju tregu juve gjithçka mbi drogat, ashtu si ato edhe janë ka përfudnuar ai, duke i lënë podiumin një të riu i cili është shëruar nga varshmëria vite më parë, dhe ka gjetur rastin ta ndajë me të gjithë tregimin e tij.