22 Dhjetor 2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Prishtinë, 10 tetor - Pjesëmarrësit  e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare Ruxandra Popa, sot kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj.

Ata u pritën nga Shefi i stafit të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci. Gjeneral Dreshaj  përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari i cili po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj.

Gjeneral Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin  dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe u diskutua për sfidat dhe kërcënimet  në rajon dhe më gjerë, gjithashtu  të arriturat e FSK-së bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit, krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes me mandatin e ri të FSK-së.

Ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi  misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së.

Të pranishmit patën mundësin të shohin edhe disa nga stërvitjet  që janë duke u realizuar në KDS.  


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)