15 Maj 2024

As “Terrorizmi” nuk mbledh Këshillin e Sigurisë

Prishtinë, 18 gusht - Vala e arrestimeve të mbi 40 personave të dyshuar për përfshirje në luftëra fetare dhe në dy prej organizatave më të rrezikshme terroriste në botë, ISIS e Al Nusra, nuk i ka mjaftuar Këshillit të Sigurisë së Kosovës që të mblidhet dhe shqyrtojë situatën e krijuar.

Ky organ i cili në bazë të ligjit do të duhej të mblidhej çdo tre muaj, ka kohë që nuk po jep shenja funksionimi.

Këshilli i Sigurisë, udhëhiqet nga kryeministri, kurse përbrenda ka të gjitha organet dhe funksionet kryesore që përkujdesen për sigurinë, rendin dhe ligjin në vend.

Megjithatë, ngjashëm me pasivitetin që ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, të cilat po presin konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, edhe Këshilli i Sigurisë duket jofunksional dhe i paaftë të luajë rolin e vet ligjor e kushtetues.

Në vend të angazhimit të këtij mekanizmi për koordinimin e veprimeve që ndërlidhen me luftimin e veprimeve, që po cilësohen kundër rendit kushtetues dhe terrorizmin, këtë rol, ditët e fundit e ka luajtur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, edhe pse aktivizimi i presidentit/es kryesisht ndodh në situata të jashtëzakonshme.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)