18 Maj 2024

Artan Jelliqi dhe Haki Januzi shpallën fajtorë për vjedhje

Prishtinë, 12 maj - Sot, një prokuror ndërkombëtar dhe prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë,  pranuan aktgjykimin lidhur me rastin e ashtuquajtur “vjedhja spanjolle”.

Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga tre gjyqtarë, i dënoi dy persona lidhur me vjedhjen e stolive dhe të gjërave të tjera të shtrenjta në vlerë prej rreth 1.3 milion euro nga një dhomë hoteli në Barcelonë më 20 korrik 2009. 

Të akuzuarit Artan Jelliqi dhe Haki Januzi u shpallën fajtorë për vjedhje të rëndë dhe që të dy u dënuan me dy vjet e gjysmë burgim.  

Vjedhja ka ndodhur më 20 korrik 2009 në Hotelin Arts në Barcelonë, ku të pandehurit, së bashku me dy bashkë-të pandehur (njëri prej të cilëve tashmë është dënuar ndërsa tjetri gjendet në arrati), hynë në dhomën në të cilën ishte i vendosur z. Masrour Barzani, i biri i Presidentit të Rajonit të Kurdistanit në Irak, dhe i vodhën gjërat e çmuara. Stolitë dhe gjërat e tjera më pas u sollën në Kosovë. 

Këtë rast e ka hetuar Policia e Kosovës, e udhëhequr nga një ekip i përzier në të cilin ishte i përfshirë një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)