15 Janar 2025

Arta Rama Hajrizi zgjedhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 21 maj - Në seancën e mbajtur të enjten, sot në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)