23 Dhjetor 2024

Arrin grupi i parë i të evakuuarve kosovarë nga Siria

Prishtinë, 29 prill – Arrin grupi i parë i shtetasve të Kosovës nga Damasku, Siria pas përkeqësimit të situatës në këtë shtet. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë identifikimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë momentalisht në këtë shtet dhe ua ka mundësuar atyre kthimin në Kosovë.

Fatos Rexhepi nga Ferizaj, i cili ka qenë në Damask së bashku me familjen e tij, pas evakuimit nga atje, ka falënderuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, e cila që nga fillimi ka qenë e interesuar për fatin e qytetarëve të saj atje.

“Të gjithë shqiptarët që janë atje, janë shëndosh e mirë. Ju bëjë me dije të gjithë familjarëve të tyre se ata janë mirë. Unë kam kontaktuar nga Stambolli me disa nga qytetarët kosovarë që janë atje, dhe nesër në mëngjes ata do të nisen nga Damasku për në Stamboll, për të vazhduar për në Prishtinë”, ka thënë Rexhepi. 

Ndërsa, Artan Behrami, këshilltar për media në MPJ ka paralajmëruar se nesër, do të evakuohen edhe 11 shtetas të tjerë që gjenden atje.

“Evakuimi i shtetasve të Republikës së Kosovës do të bëjmë para ditës së premte, kur është paralajmëruar që të ketë përsëri demonstrata shumë masive, me potencial të shpërthimit të dhunës”, ka thënë Behrami.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, kurse qytetarëve të Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, që të largohen nga zonat e rrezikshme, deri në kohën sa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.

MPJ njofton të gjithë shtetasit, të cilët i kanë të afërmit e tyre në Siri të kontaktojnë Shtabin e Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: [email protected].

Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Siri, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)