Arretohet një i dyshuar për vrasje
Prishtinë, 21 nëntor - Një mashkull, 19 vjeçar,shtetas i Republikës së Kosovës, i përkatësisë etnike shqiptare, është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë,nën dyshimin e bazuar se ishte përfshirë në një rast të vrasjes ndaj shtetasit Agim Gj.(1970)nga fshati Dashinoc komuna e Deçanit me datën 17.10.2012.
Njësitet përkatëse të hetimeve rajonale pas një pune intensive operativo - hetimore, mbledhjes së provave e dëshmive nga vendi i krimit,dhe ekzaminimit të tyre kanë arrit që të identifikojnë kryesin e mundshëm të dyshuar.
Në bazë të Urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Qarkut Pejë me datë 20.11.2012 është kryer kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të këtij të dyshuari,me çrast është arrestuar i dyshimti dhe pas intervistmit në prezencën e avokatit mbrojtës , i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh me vendim të Prokurorit përkatës të çështjes .