Arrestohetn dy aktivistë të Vetëvendosjes
Prishtinë, 11 janar - Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje për shkak se po vendosnin afishe kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Zyrtarë për informim të policisë konfirmuan rastin, por nuk bënë të ditur detaje të tjera me arsyetimin se dy aktivistët janë në proçesin e marrjes në pyetje nga policia.
Nga ana tjetër, lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se dy aktivsitët e saj, Nora Fetoshi dhe Zgjim Hyseni u kapën nga policia në momentet që ata po vendosnin parulla Dorëheqja nuk mjafton nëpër rrugët e kryeqytetit kosovar kushtuar ministrit të Brendshëm.
Sipas Vetëvendsojes, e cila reagoi përmes një komunikate për shtyp, ky ishte vetëm një aksion simbolik i radhës.