12 Janar 2025

Arrestohet Sedat Ramadani për narkotikë të cilin e kërkonte Interpol

Gjilan, 22 nëntor - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani – shtetas i Republikës së Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

I pandehuri ka qenë në kërkim nga Interpol, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Republika e Serbisë.

Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 (tetë) kilogram substancë narkotike, e llojit ‘’Kanabis’’.

Prokuroria ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, pasi që në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, mund të bëhet arrestimi dhe paraburgimi i personit të kërkuar edhe para pranimit të kërkesës për ekstradim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)