Arrestohet Sami Hamiti, dyshohet për korrupsion
Prishtinë, 12 shtator - Policia e EULEX gjatë një operacioni ka arrestuar sot tre persona, në mesin e tyre një zyrtar të lartë të komunës së Prishtinës.
Zëdhënësi i EULEXit, Blerim Krasniqi i ka thënë Gazetës Express se në mesin e të arrestuarve është edhe Sami Hamiti, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin.