Arrestohet referentja e Gjykatës Supreme
Prishtinë, 30 maj - Gjykata Supreme ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka kryer një bastisje dhe arrestim të referentes së kësaj gjykate nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Sot Policia e Kosovës ka kryer një bastisje dhe arrestim të referentes së Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për administratoren e Gjykatës Supreme, siç kanë aluduar disa media, është në një komunikatë për media nga Gjykata Supreme.