Arrestohet Ranko Momiç pjesëtar i Çakallëve
Podgoricë, 17 janar - Është arrestuar Ranko Momiç, që dyshohet se si pjesëtar i formacionit Çakallet ka marr pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në Qyshk të Pejës. Ai është arrestuar në Mal të Zi, ka njoftuar të hënën Prokuroria serbe për krime lufte.
Në akuzën kundër Toplica Miladinovicit, dhe tetë pjesëtarëve të Çakallëve, thuhet se Momiç, në maj të vitit 1999, ka marr pjesë në vrasjen e Haki dhe Selim Gashit, dhe në vrasje grupore të 11 civilëve shqiptarë, dhe si udhëheqës i grupit, ka marr pjesë në djegien e shtëpive dhe dëbimin e familjeve nga Qyshku.
Momiç, ka marr pjesë edhe në marrjen e parave, automjeteve, arit, orëve dhe gjësendeve tjera dhe dëbimin e banorëve të fshatit, me qëllim të largimit në Shqipëri, thuhet në akuzë. Pritet që të hënën organet malazeze Momiçin ta dorëzojnë në Serbi.