22 Dhjetor 2024

Arrestohet prifti nga Kosova, i kërkuar në Serbi

Athinë, 12 mars - Policia greke ka deklaruar se ka arrestuar priftin nga Kosova, Simeon Vilovski, i kërkuar nga Serbia, për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit.

Sipas njoftimit të policisë, prifti Vilovski, ishte arrestuar sot në Peraia të Greqisë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.

Një gjykatë në Beograd i ka filluar hetimet ndaj priftit me dyshimin se i ka keqpërdorë fondet për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë.

Simeon Vilovski ka shërbyer në Kosovë, nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artemije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Oortodokse Serbe, nën dyshime të njejta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)