Arrestohet presidenti i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës
Sarajevë, 27 prill - Policia e Bosnjë e Hercegovinës ka arrestuar njërin prej dy presidentëve të vendit, gjatë një hetimi për korrupsion.
Një zëdhënës i prokurorisë ka konfirmuar arrestimin e Zhivko Budimirit, president i Federatës Bosnjako-Kroate, dhe së paku të 18 zyrtarëve të tjerë.
Zëdhënësi Boris Grubeshiq ka thënë se anëtarët e grupit dyshohen për abuzim të autoritetit, ndërmjetësim të paligjshëm, marrje dhe dhënie të ryshfetit, krim të organizuar dhe trafikim të drogës.
Bosnja është e ndarë në dy rajone autonome: Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, të dominuar me boshnjakë myslimanë dhe kroatë, dhe Republikën Serbe.
Të dyja ato kanë shkallë të lartë të autonomisë.