Arrestohet personi katërt, për vjedhje të veturave
Prishtinë, 1 shkurt - Hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, po vazhdojnë operacionet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Një nga këto operacione është kryer me sukses dje, në lagjen Dardania në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve të veturave.
Evidencat, provat e gjetura dhe konfiskuara nga i dyshuari, kanë ngritë dyshime të bazuara se i njëjti është i përfshirë në së paku pesë raste të tentim dhe vjedhje të veturave, vetëm në rajonin e Prishtinës, pasi që i njëjti në bashkëpunim me personat e arrestuar ditë më parë, dyshohet të ketë kryer raste të vjedhjeve të veturave edhe në rajonet e tjera të territorit të Kosovës.
I dyshuari, M. Janič, 26 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme policore para se rasti ti kaloj gjykatës kompetente.