Arrestohet personi i kërkuar nga policia
Prishtinë, 24 tetor - Policia e Kosovës konkretisht njësiti për arrestimin e personave të kërkuar nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dje, rreth orës 23:00 pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara më parë ka realizuar një operacion policor me çrast ka arrestuar personin e kërkuar nga gjykata, Bajram M, i lindur me 1991 m/sh/kosovar.
Personi i dyshuar është arrestuar në Matiqan - Prishtinë pasi që për të njëjtin Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka lëshuar letërrreshtim.
Ky person është i kërkuar nga Gjykata për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit Publik të Qarkut dërgohet në Qendrën e mbajtjes deri në procedurat tjera.