Arrestohet personi i kërkuar me fletë rreshtim ndërkombëtar
Pejë, 10 dhjetor - Njësitë policore të Policisë Kosovës nga Stacioni Policor ne Pejë dje rreth orës 18:00 në rr. Lekë Dukagjini Pejë , kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin suedez i nacionalitetit shqiptar, A.D. (1996).
Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me çrast është njoftuar Prokurori shtetit nga Prokuroria Themelore Departamenti i krimeve të rënda në Pejë.
Poliocia e Kosovës ka bërë arrestimin e tij duke u bazuar në kërkesë zyratre, Fletë Rreshtimi Ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet Suedeze ,dhe e kërkonin në cilësinë e të dyshuarit për një vrasje në Halmstad të shtetit Suedez .
Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin mbi masën e ndalimit policor.