Arrestohet personi i kërkuar i përfshirë në 113 raste penale
Prishtinë, 6 qershor - Drejtoria për mbështetje të hetimeve në kuadër të Divizionit kundër krimit të organizuar, bazuar në Urdhrin për paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtine, pas veprimeve operative hetimore sot ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar i cili ishte në kërkim nga policia që nga data 10 shkurt 2014.
Presoni i kërkuar tanimë i arrestuar nga Policia, dyshohet së ka kryer veprat e ndryshme penale si Vrasje të rënde dhe mbajtje në pronësi kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve.
I dyshuari sipas bazës së të dhënave të Policisë se Kosovës ka të regjistruara edhe 113 raste penale, ku shumica e tyre janë grabitje dhe vjedhje .
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar nga Njësiti Special Intervenuese i Policisë së Kosovës.
Personi i arrestuar është Agron G, viti i lindjes 1989.
Personi i dyshuar pas përfundimit të procedurave policore do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.