Arrestohet personi i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’
Pejë, 6 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni policor Istog, dje rreth orës 19:30 pas hetimeve intensive dhe pranimit të informatës, kanë realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Orroberdë të Istogut, me ç’rast kanë bërë arrestimin e personit të dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë.
Personi i arrestuar është: V. H. i lindur me 1997
I dyshuari, më datë 21 Qershor 2018 rreth orës 08:45 kishte plagosur viktimën (femër) shtetasen e Kosovës M.M. lindur vitin 2000, me ç’rast i kishte shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital.
I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohej nga policia.
Me rastin e kësaj vepre janë duke u marr Hetimet Rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes dhe ky i dyshuar është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit.