23 Dhjetor 2024

Arrestohet personi i cili u gjet me narkotikë në afërsi të një shkolle

Prishtinë, 6 maj – Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i  Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit B.G., në drejtim të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,  nga neni 267  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i lartcekur, më 05.05.2022, fillimisht është arrestuar nga policia në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, me ç’ rast të njëjtit i është gjetur një sasi e vogël substancë narkotike e llojit marihuanë, dymijetreqindenjëzet (2320) euro dhe një thikë. Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: dyzetetetë (48) qese të vogla me 39 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale, një (1) armëAK47 me një karikator dhe 50 fishekë dhe një (1) revole me një karikator dhe 8 fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj kësaj çështje penale do ndërmerren veprimeve hetimore deri në epilogun përfundimtar.


  


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)