Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga ana e policisë

Drenas, 13 prill - Dje rreth orës 15:30 oficerët e stacionit policor Drenas në kuadër të operacioneve të ndërmarra për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve të ndodhura në atë zonë kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen dhe arrestojnë një person të dyshuar i cili deri dje ishte në arrati.
I dyshuari: A. Bardiqi, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, përkundër përpjekjeve të tij që ti rezistoj dhe ti shmanget arrestimit policor është arrestuar nga ana e policisë pas gjashtë kilometrash ikje në afërsi të fshatit Korreticë e Ulët në komunën e Drenasit.
I dyshuari duke u munduar që ti shpëtoj arrestimit policor ka shprehur agresivitet dhe rezistencë duke sulmuar oficerët policor dhe duke u shkaktuar atyre lëndime trupore.
I njëjti dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore në zonën e Drenasit.
Pas arrestimit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor për tu dërguar më pas në qendrën e paraburgimit, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin para se ai ti kaloj gjykatës.