29 Prill 2024

Arrestohet për trafikim me qenie njerëzore dhe identifikohet një viktimë

Prishtinë, 24 tetor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, konkretisht njësia në Mitrovicë, dje rreth orës 14:00 ka realizuar një operacion policor më ç’ rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Trafikim me qenie njerëzore dhe posedim i substancave narkotike” dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar kohë më parë dhe gjatë hetimeve hetuesit policorë kanë siguruar prova dhe dëshmi se i dyshuari A. H. i lindur me 1983 mashkull shqiptar kosovar, viktimën tanimë të identifikuar nga policia e kishte detyruar me anë të forcës dhe kërcënimit të vërë kontakte me persona të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

Me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, dhe në mbështetje të njësive tjera relevante të PK-së është kryer kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit dhe një banese në Vushtrri, dhe në banesë është gjetur viktima e cila kishte qenë e vetmuar dhe me shenja të dhunës fizike.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pëlqimin e saj dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dhe mbrojtësin e viktimave, është strehuar në strehimoren e sigurt.

Gjatë bastisjes në këto lokacione në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar edhe 1.13 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, dy (2) mikro memorie dhe një (1) USB (memorie).

Me autorizim të prokurorit përkatës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)