Arrestohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti
Prishtinë, 19 korrik - Me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe marrje të ryshfetit, njësia për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan ka arrestuar sot rreth orës 10:00 të dyshuarin Xh.H drejtor në Qendrën Klinike të Gjilanit.
Hetimi për këtë rast kishte filluar muaj më herët me autorizimin e Prokurorisë Publike në Gjilan ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë sot pasi që i njëjti ka kërkuar mito me rastin dhënien së një tenderi në Qendrën Klinike të Gjilanit.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Gjilan të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.