Arrestohet për shmangie nga tatimi

Prishtinë, 14 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se me 12 Qershor, është arrestuar i dyshuari Xh.M, i cili është pjesë e grupit të të arrestuarve për shmangie nga tatimi.
I dyshuari me datë 13.06.2013 ka dalë përpara Gjykatës dhe me Aktvendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore Prishtinë-Deparatmenti për Krime të Rënda, është caktuara masa e paraburgimi në afat prej 30 ditësh.
Njësia e Hetimit Tatimor, e cila është e specializuar të luftoj evazionin fiskal, nuk do të ndalet duke zbatuar ligjet tatimore që janë fuqi dhe të gjithë personat që bëjnë shmangie tatimore do të ballafaqohen me drejtësinë.
Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është duke punuar që të gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë, ashtu siç parasheh legjislacion tatimor.