Arrestohet për shkak të grabitjes së postës
Prishtinë, 12 gusht - Hetuesit policorë të rajonit të Prishtinës dje më 11 gusht 2013 kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale grabitje në muajin qershor të po këtij viti.
Hetuesit policorë pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar, A. D. i lindur më 1980.
I dyshuari me 13.6.2013 rreth orës 02:00 pas mesnate, dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, duke u futur në lokalet e postës kryesore në Fushë Kosovë përmes dritares, duke e neutralizuar kështu rojën e postës nën kërcënimin e pistoletës dhe të dyshuarit kanë arritur që nga objekti dhe kasafortat të grabisin mbushje elektronike, Sim kartela dhe të holla të gatshme në vlerë 10, 648 euro e 20 cent.
Pas arrestimit të të dyshuarit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të njëjtit në fshatin e lindjes së tij ku edhe banon, me çrast janë gjetur dhe konfiskuar: Një çantë në të cilën ka pas 21 Sim kartela të Vala 900, 188 mbushëse të vlerave të ndryshme të operatorit Vala në vlerë 1182 euro, 4 shirita paketues të kartelave dhe 1000 euro të apoenëve nga 50 euro ( 20x50 euro) të cilat kanë qenë me një qante të përbashkët me gjësendet tjera të konfiskuara të operatorit Vala e çka dyshohet se janë të holla të grabitura në postë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.