Arrestohet për shantazh
Prizren, 28 qershor- Një burrë nga fshati Dobrusht i Prizrenit është arrestuar nga policia, pasi dyshohet për shantazh.
\"Me datën 27 qershor, në policinë e Prizrenit është iniciuar një rast i shantazhit kundër një të dyshuari mashkull\", thuhet në një kumtesë të Policisë në Prizren.
Bëhet e ditur se hetuesit rajonal në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë nisur me hetimin e rastit.
Pas informacioneve të para, policia njofton se është parë e arsyeshme që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Dobrusht me ç\'rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 me numër serik 16193350 me dy karikatorë me 46 fishekë të kalibrit 7.62mm; një qese me lëndë të panjohur që dyshohet të jetë narkotik; disa kartela telefoni dhe telefon të markës LG.
Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet nën masën e arrestit policor.