23 Dhjetor 2024

Arrestohet për ryshfet dhe falsifikim të dokumenteve

Prishtinë, 28 prill - Njësia e Hetimeve Financiare, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dje ka arrestuar një zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ”marrja e ryshfetit”, ”falsifikimi i dokumenteve zyrtare” si dhe ”deklarime te rreme”.

Personi i arrestuar është F. B. (1963) shtetas i Kosovës. Personi i arrestuar kohë më par ka kërkuar një shumë prej 5,000 euro nga viktima në mundësi të dhënies së dokumentit mbi lirimin e barrës tatimore, të cilin ia kishte sjellur viktimës si dokument të falsifikuar dhe ka marrë në këmbim shumën e të hollave në vlerë prej 5,000 eurove nga viktima.

I gjithë operacioni policor është realizuar me urdhër të Prokurorit Publik Komunal në Prishtinë dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)