Arrestohet për prodhim të produkteve të dëmshme farmaceutike
Prishtinë, 7 nëntor - Dje Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale (AKPM), bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë realizuar një operacion të përbashkët, me çrast kanë arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale kontrabandim me mallra (produkte farmaceutike) tregti e ndaluar, prodhimi dhe shpërndarja e prodhimeve të dëmshme mjekësore dhe mashtrimi i konsumatorëve.
Personi i arrestuar është: L. i lindur me 1956
Po ashtu gjatë këtij operacioni është kryer kontrollimi i tetë objekteve dhe lokaleve përcjellëse në vende të ndryshme të Kosovës, prona të tetë personave të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.
Gjatë bastisjes në këto lokale janë konfiskuar në cilësi të provave materiale sasi të konsiderueshme të produkteve farmaceutike që dyshohet të jenë mallra të kontrabanduara.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.
c