24 Dhjetor 2024

Arrestohet pasi që u merrte para qytetarëve për sigurimin e vizave shengen

Prishtinë, 27 tetor - Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, ndërmerr veprime konkrete ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Republikës së Kosovës ju ka siguruar viza Shengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së.

Sipas informatave i dyshuari për sigurimin e një vize, viktimave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3000 (tre mijë) deri në 5000 (pesë mijë) euro.

Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Policia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021 me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një (1) Revole 7.65  “Cr. Zastava”, tridhjetë e dy (32) Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një (1) Revole Ekol Aras Magnum, Trembëdhjetë (13) Plumba  me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një (1) Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë (6000) euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Renda, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)