16 Janar 2025

Arrestohet një zyrtar i lartë i Qeverisë

Prishtinë, 10 shkurt - Policia e Kosovës ka arrestuar, në Prishtinë, dy persona njëri nga të cilët është zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës dhe tjetri djali i tij.

Në raportin e policisë thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj hqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim ia kanë marrë viktimës një shume të konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. 

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka tha se ”i arrestuari Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, së bashku më djalin e tij, kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një person tjetër”, për siç thuhet “ heqje të një dënimi nga një gjykatë”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka thënë se bazuar në lajmin e publikuar në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, deri më tani nuk ka informatë zyrtare nga institucionet kompetente. 

Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftoj autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj.

"Në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës", thekson qeveria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)