Arrestohet një turk për trafikim me migrantë
Prishtinë, 10 prill - Sot, rreth orës 09:30, në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari, është arrestuar një person nga Njësiti i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kryente veprën penale kontrabandim me migrantë.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: Y. S. lindur me 1967 - shtetas turk.
I arrestuari dyshohet se ka aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Azisë dhe të Afrikës, me qëllimin kinse për ta vizituar Kosovën, ku më pas bëhej kontrabandimi i këtyre shtetasve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Prandaj, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant dhe i njëjti pas intervistimit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë.