Arrestohet një toger dhe tre qytetarë, konfiskohen 40 kg ari
Prishtinë, 3 nëntor - Një toger policie dhe tre qytetarë janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Pejës në një aksion që ka zgjatur më shumë se 10 orë të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Mësohet se janë konfiskuar 13 kg ari i pastër dhe 27 kg lëndë e përpunuar ari.
Kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni, Fitim Shishani ka thënë se po hetohet nëse ari i konfiskuar është ai që është vjedhur në Dhomën e Dëshimeve në Pejë.
Shishani ka thënë se Inspektorati është i përkushtuar për të monitoruar vazhdimisht sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.