16 Janar 2025

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Malajzi

Kuala Lampur, 16 tetor - Autoritetet e Malajzisë dhe të Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur se një shtetas i Kosovës është arrestuar në Kuala Lampur, nën dyshimet se i ka dhënë informacione grupit militant të Shtetit Islamik (IS) për anëtarët e shërbimeve amerikane.

Shefi i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar, ka thënë se i dyshuari, student rreth të 20-ve, është arrestuar më 15 shtator.

Khalid ka thënë se hetimet fillestare tregojnë se i dyshuari ka qenë në kontakt me një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik në Siri.

Ai akuzohet se i ka siguruar informacionet për shërbyesit amerikanë duke hyrë në mënyrë të paligjshme në disa serverë.

Khlalid ka thënë se i dyshuari ka hyrë në Malajzi në gusht të vitit 2014 për të studiuar shkencat kompjuterike dhe se do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, raporton Rel.

Përmes një deklarate tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit e ka identifikuar të dyshuarin si Ardit Ferizi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)